Trump lajmëron takimin me forcat speciale që morën pjesë në arrestimin e Maduros, prezent do jenë edhe familjarët e ushtarëve
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Zonja e Pare, Melania Trump do të takohen sot me personelin ushtarak amerikan që mori pjesë në operacionin që kapi Presidentin venezuelian, Nicolas Maduro, efikasitetin e të cilit republikani nuk pushon së lavdëruari. Takimi do të zhvillohet në Fort Bragg, në Karolinën e Veriut, me të pranishëm ushtarë të forcave speciale dhe anëtarë të familjeve të tyre, siç u njoftua nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt. Trump e quajti atë “një nga operacionet ushtarake më të shkëlqyera, të shpejta dhe efikase që janë kryer ndonjëherë”. “Ne hymë në një bazë ushtarake shumë të madhe dhe të fuqishme me një grup patriotësh tepër të aftë që e duan vendin tonë”, tha ai. Ai theksoi gjithashtu, në...
Burimi:
top-channel.tv