Trump kundër Netanyahu-t? I thotë “jo” planit të ri për Bregun Perëndimor
Shtëpia e Bardhë e ka shprehur qartë kundërshtinë e administratës së Donald Trump ndaj çdo përpjekjeje të Izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor, pasi qeveria izraelite shpalli plane të reja që hapin rrugën për zgjerimin e vendbanimeve në territorin e pushtuar palestinez. Masat, të miratuara të dielën, 8 shkurt, nga kabineti i sigurisë së Izraelit, parashikojnë që qytetarët hebrenj izraelitë të lejohen të blejnë drejtpërdrejt toka në Bregun Perëndimor, si dhe zgjerimin e kontrollit izraelit mbi zona ku aktualisht ushtron kompetenca Autoriteti Palestinez. Ende nuk është e qartë se kur do të hyjnë në fuqi këto rregulla të reja, por ato nuk kërkojnë miratim shtesë. Të hënën, 9 shkurt, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se “një Breg Perëndimor i qëndrueshëm e mban Izraelin...
Burimi:
javanews.al