Trump kritikon Starmer për marrëveshjen e ishujve Chagos: Jemi të pakënaqur nga Britania
Gjatë takimit me Friedrich Merz me Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump u pyet edhe për reagimin e aleatëve të tjerë të SHBA-së lidhur me sulmin e përbashkët me Izraelin ndaj Iranit. Ai theksoi se është veçanërisht i pakënaqur me Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjën. Duke iu referuar marrëveshjes së Mbretërisë së Bashkuar për ishullin Chagos, Trump deklaroi: “Ai ishull për të cilin keni lexuar, me qiranë, për çfarëdo arsye, ai bëri një marrëveshje qiraje për ishullin dhe dikush erdhi dhe ia mori. Na janë dashur tre apo katër ditë për të gjetur se ku mund të zbresim, do të kishte qenë shumë më e leverdishme të zbarkonim atje, në vend që të fluturonim shumë orë shtesë. Pra, jemi shumë të habitur. Nuk kemi të bëjmë...
Burimi:
vizionplus.tv