Trump kërkon marrjen e Geoelandës, CNN publikon sondazhin: 75% e amerikanëve janë kundër
Shumica dërrmuese e amerikanëve kundërshtojnë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të marrë kontrollin e Groelandës. Sipas një sondazhi të ri të CNN, realizuar nga SSRS, 75% e qytetarëve amerikanë janë kundër kësaj ideje, ndërsa vetëm 25% e mbështesin. Edhe brenda elektoratit republikan, qëndrimet janë të ndara. 50% e republikanëve dhe të pavarurve që anojnë nga republikanët janë pro, ndërsa 50% kundër. Ndërkohë, kundërshtimi është pothuajse total te demokratët: 94% janë kundër, prej të cilëve 80% shprehen fuqishëm kundër. Rreth 80% e të pavarurve neutralë gjithashtu e refuzojnë këtë ide. Presidenti Donald Trump deklaroi së fundmi në rrjetin e tij social se “çdo gjë më pak se kontrolli amerikan mbi Groelandën është e papranueshme”, një qëndrim që nuk gjen mbështetje te opinioni publik dhe që...
Burimi:
top-channel.tv