Trump kërkon largimin e Spanjës nga NATO? Emaili i Pentagonit ngre pikëpyetje, aleanca: Ndëshkime të tilla nuk parashikohen në traktat
Një email i brendshëm i Pentagonit ka tronditur këtë të premte aleatët europianë të NATO-s. Në të flitet për mundësinë që SHBA të ndëshkojë anëtarët të cilët nuk mbështetën operacionet amerikane në Iran, përfshirë duke pezulluar Spanjën nga aleanca dhe duke rishikuar pozitat e SHBA ndaj pretendimeve territoriale të Britanisë për Ishujt Falkland. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters. Megjithatë, teksa valët e shokut filluan të shpërndaheshin në kryeqytetet europiane, NATO nxitoi të qetësonte aleatët. “Traktati themelues i organizatës nuk parashikon asnjë dispozitë që shtetet anëtare të pezullohen apo të përjashtohen nga aleanca ushtarake”, tha një zyrtar i NATO-s për BBC. Po ashtu, lideri spanjoll Pedro Sanchez hodhi poshtë pretendimet, ndërsa theksoi se Spanja mbetej...
Burimi:
javanews.al