Trump kërkon ‘dorëzim pa kushte’! Irani: Ëndrrën merreni me vete në varr
Masoud Pezeshkian dhe Donald Trump SHBA-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar "dorëzimin pa kushte" të Iranit, ndërsa ushtria amerikane dhe izraelite vazhdojnë të nisin sulme ajrore. Trump tha se SHBA-të dhe aleatët do ta bëjnë Iranin "ekonomikisht më të madh, më të mirë dhe më të fortë se kurrë më parë" pasi të zgjedhë një udhëheqje të re "të pranueshme". Në platformën e tij Truth Social, Trump tha: “Nuk do të ketë marrëveshje me Iranin përveç DORËZIMIT PA KUSHT!” Nga ana tjetër Presidenti i Iranit e ka hedhur poshtë thirrjen e Donald Trump për “dorëzimin pa kushte” të vendit, duke e cilësuar si një “ëndërr”. Në një fjalim të regjistruar paraprakisht të transmetuar në televizionin shtetëror të shtunën, presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian deklaroi se...
Burimi:
zeri.ai