Trump kërkoi kontrollin e Groenlandës, lideri i opozitës në ishullin danez: Vendi duhet të zhvillojë bisedime me SHBA-në pa Danimarkën

Trump kërkoi kontrollin e Groenlandës, lideri i opozitës në ishullin danez: Vendi duhet të zhvillojë bisedime me SHBA-në pa Danimarkën

Groenlanda duhet të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara pa përfshirjen e Danimarkës, ka deklaruar lideri i opozitës në ishullin danez, Pele Broberg. Ishulli arktik është duke shqyrtuar se si t’i përgjigjet përpjekjeve të presidentit Donald Trump që Shtetet e Bashkuara ta përvetësojnë ishullin. Trump i ka shpeshtuar kërcënimet kohët e fundit për ta bërë Groenlandën pjesë të Amerikës, duke e ringjallur synimin që e kishte caktuar qysh në vitin 2019, gjatë mandatit të tij të parë. Groenlanda ndodhet në një pozicion strategjik midis Evropës dhe Amerikës së Veriut. Vendndodhja e bën atë pikë tejet të rëndësishme për sistemin amerikan të mbrojtjes kundër raketave balistike. Burimet e saj të pasura minerare përputhen gjithashtu me qëllimin e Uashingtonit për ta zvogëluar varësinë...