Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein
Presidenti Donald Trump ka sulmuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy dhe prezantuesin e mbrëmjes, Trevor Noah. Pas një shakaje që ky i fundit bëri për Jeffrey Epstein në skenë, Trump ka kërcënuar se do të padisë prezantuesin e çmimeve Grammy. Duke bërë shaka se ky do të jetë viti i tij i fundit si prezantues, Noah tha me shaka: “Kënga e Vitit, kjo është një Grammy që çdo artist e dëshiron pothuajse aq sa Trump dëshiron Groenlandën, gjë që ka kuptim sepse ishulli i Epsteinit është zhdukur, ai ka nevojë për një të ri për të kaluar kohë me Bill Clinton”. Në përgjigje, presidenti amerikan tha se komediani, i cili drejtoi emisionin The Daily Show në Comedy Central në SHBA për shtatë vjet, ishte...
Burimi:
opinion.al