Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar Kanadanë me vendosjen e tarifave të reja, duke e akuzuar për “neglizhencë të qëllimshme” në menaxhimin e zjarreve masive në pyje, të cilat kanë përhapur tym të dendur mbi shumë qytete amerikane. Në një reagim të publikuar në platformën Truth Social, Trump deklaroi se SHBA-ja po përballet me ajër të ndotur dhe të rrezikshëm për shëndetin si pasojë e zjarreve në Kanada. Ai tha se do të kërkojë shpjegime nga kryeministri kanadez, Mark Carney, duke pretenduar se autoritetet kanadeze nuk kanë menaxhuar siç duhet pyjet dhe zonat e rrezikuara nga zjarret, shkruan A2CNN. Sipas Sistemit Kanadez të Informacionit për Zjarret në Natyrë, në Kanada janë aktive rreth 888 vatra zjarri, ndërsa mbi 190 prej tyre ndodhen...
Burimi:
javanews.al