Trump kërcënon: Gati për t’u futur në Kolumbi, Petro: Boll me shpifje, nuk jam trafikant droge
Pas paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump për një operacion në Kolumbi si ai i Venezuelës, ka reaguar homologu i tij Gustavo Petro.“Ndaloni së shpifuri; emri im nuk shfaqet në asnjë rast trafikimi droge”, shkroi në X presidenti kolumbian duke iu drejtuar Trump dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio.Petro kujtoi gjithashtu se si “komandant suprem i forcave të armatosura”, për të luftuar trafikimin e drogës, “urdhërova sekuestrimin më të madh të kokainës në historinë botërore”.“Kam besim të madh te populli im dhe për këtë arsye i kam kërkuar popullit të mbrojë presidentin nga çdo akt i paligjshëm dhune kundër tij”, theksoi ai.Trump paralajmëroi homologun e tij , Gustavo Petro, se do të dërgonte “një mision amerikan” në vendin e tij të ngjashëm me atë që...
Burimi:
ntv.al