Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania: Marrëveshja tregtare me SHBA nuk do zbatohet
Kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump me tarifa të reja doganore në mesin e konfliktit për Groenlandën, ministri i jashtëm gjerman Johann Wadephul i dha një përgjigje europiane. Shefi i diplomacisë gjermane u shpreh se nuk beson që marrëveshja e arritur kohë më parë me Shtetet e Bashkuara, do të ratifikohet. “Nuk pres që marrëveshja tregtare mes BE dhe SHBA, e arritur muaj më parë, të ratifikohet. Nuk besoj se kjo marrëveshje është e mundur në situatën aktuale”, tha ministri i jashtëm gjerman Johann Wadephul. BE-ja dhe SHBA-ja arritën një marrëveshje vitin e kaluar në mosmarrëveshjen për tarifat, e cila ende duhet të miratohet nga Parlamenti Europian. Ratifikimi ishte planifikuar për javën e ardhshme, por tani, me kërcënimin e tarifave të reja për shkak të...
Burimi:
top-channel.tv