Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani qëndron pas rrëzimit të një helikopteri amerikan Apache mbrëmjen e kaluar mbi Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit detar në botë. Sipas presidentit amerikan, helikopteri po patrullonte në zonë kur u godit, ndërsa në bord ndodheshin dy pilotë që kanë mbetur “të sigurt dhe të padëmtuar”. “Jam informuar nga ushtria jonë e madhe se mbrëmë iranianët rrëzuan një nga helikopterët tanë Apache shumë të sofistikuar gjatë patrullimit mbi Ngushticën e Hormuzit. Dy pilotët janë të sigurt dhe të palënduar. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara duhet domosdoshmërisht të përgjigjen ndaj këtij sulmi”, ka deklaruar Trump përmes rrjeteve sociale. SHBA dhe Irani kanë shkëmbyer gjithashtu sulme të kufizuara në javët e fundit, përfshirë rrëzimin e...
Burimi:
opinion.al