Trump: Irani do të goditet shumë rëndë

Trump: Irani do të goditet shumë rëndë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump paralajmëroi se Irani do të goditet “shumë rëndë” sot, nëse regjimi nuk dorëzohet dhe po kërcënon njerëz dhe zona që nuk janë shënjestruar deri më tani. Ai paralajmëroi një tjetër sulm të mundshëm në shkallë të gjerë bashkë me Izraelin, por pa dhënë detaje. Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një konferencë në mbrëmje deklaroi se “po përgatisim një sulm të organizuar me shumë surpriza”, duke paralajmëruar Teheranin. “Për shkak të sjelljes së keqe të Iranit, shkatërrimi i plotë i zonave dhe vdekja e sigurt e grupeve të njerëzve që nuk janë shënjestruar deri më tani po merren seriozisht në konsideratë”, shkroi Trump në mënyrë karakteristike në Truth Social. “Irani nuk është më ‘ngacmuesi i Lindjes së Mesme’, por ‘HUMBËSI...