Trump i zhgënjyer më NATO-n, kritika dhe për liderët europianë: Irani duhet të hapë Ngushticën e Hormuzit
Bota E Shtunë, 28 Mars 2026 09:32 Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA dhe Irani janë aktualisht në negociata, duke lënë të hapur mundësinë për një zhvillim pozitiv në marrëdhëniet mes dy vendeve. “Do të ishte shumë mirë nëse do të mund të bënim diçka”, u shpreh Trump, ndërsa i bëri thirrje Teheranit të rihapë Ngushticën e Hormuzit, një korridor kyç për tregtinë globale të naftës. Në një deklaratë me tone ironike, Trump e quajti atë “Ngushtica e Trumpit”, duke shtuar se nuk bëhej fjalë për një gabim. “Nuk ka aksidente me mua”, tha ai, duke kritikuar edhe median që sipas tij do ta paraqesë deklaratën si të paqëllimshme. Duke folur për udhëheqjen iraniane, Trump u shpreh se lideri suprem i vendit “nuk është...
Burimi:
kohajone.com