Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka zgjatur me 10 ditë afatin që i kishte vendosur Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke e shtyrë atë deri më 6 prill. Vendimi vjen pasi ai deklaroi se bisedimet “po ecin shumë mirë”. Në një postim të enjten në platformën Truth Social, Trump tha se, “me kërkesë të qeverisë iraniane”, po pezullon për 10 ditë afatin për shkatërrimin e impianteve energjetike, deri në orën 20:00 (sipas kohës lindore të SHBA-ve) të datës 6 prill 2026. Ai shtoi se negociatat janë në vazhdim dhe, pavarësisht deklaratave të kundërta nga media që i quajti “lajme të rreme”, ato “po ecin shumë mirë”. Më herët, presidenti amerikan u kishte bërë thirrje udhëheqësve iranianë të negocionin për t’i dhënë fund konfliktit...