Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Trump i zemëruar për sulmin e pretenduar të Ukrainës ndaj Putinit: Nuk më pëlqen, situatë jo e mirë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu zemërim dhe shqetësim të hënën pas një akuze të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili i tha atij se Ukraina kishte tentuar të sulmonte rezidencën e tij në Rusi, një pretendim që Kievi e ka mohuar. Trump u tha gazetarëve se ishte i shqetësuar për ndikimin që mund të ketë ky sulm i supozuar në përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar paqen në Ukrainë, duke thënë: “Nuk më pëlqen. Nuk është mirë… Isha shumë i zemëruar për këtë.” Trump e përshkroi telefonatën e tij me Putin si një “bisedë shumë të mirë” dhe theksoi se ai dhe lideri rus kishin diskutuar çështje urgjente që lidhen me luftën në Ukrainë, duke u përqëndruar tek përpjekjet për të arritur një marrëveshje...