Trump i “mbyll derën” Kanadasë në Bordin e Paqes

Trump i “mbyll derën” Kanadasë në Bordin e Paqes

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ia ka tërhequr Kanadasë ftesën për t’iu bashkuar nismës së tij, Bordi i Paqes, e cila synon zgjidhjen e konflikteve botërore. Ky vendim i Trumpit erdhi pas fjalimit të kryeministrit të Kanadasë, Mark Carney, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ai i kritikoi hapur shtetet e fuqishme, duke thënë se ato i përdorin integrimin ekonomik si armë dhe tarifat si mjet trysnie. “Ju lutem, le të shërbejë kjo letër për të njoftuar se Bordi i Paqes po e tërheq ftesën për ju në lidhje me anëtarësimin e Kanadasë në atë që do të jetë bordi më prestigjioz i udhëheqësve të mbledhur”, shkroi Trump të enjten në një postim në Truth Social drejtuar Carneyt. Javën e kaluar, zyra...