Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë kërkesë zyrtare edhe Selisë së Shenjtë në Vatikan që të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për rindërtimin e Gazës dhe zonave të tjera të botës. Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin. “Më duket se e lexova diku që edhe Italia po reflekton mbi këtë çështje. Edhe ne e kemi marrë këtë ftesë. Papa e ka marrë dhe po shohim se çfarë do të bëjmë. Besoj se është një çështje që kërkon pak kohë për tu marrë në konsideratë dhe për t’u dhënë një përgjigje” tha Parolin në një eveniment të organizuar nga Observatori për Mendimin e Pavarur në Romë. Megjithatë, Parolin nënvizoi se Vatikani nuk është në gjendje të kontribuojë ekonomikisht...