Trump i kërkon Iranit të dorëzohet pa kushte
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar të premten Irani të dorëzohet pa kushte, një javë pasi i nisi bombardimet e përbashkëta me Izraelin kundër tij, gjë që mund ta bëjë më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë për përfundimin e luftës. Trumpi i bëri këto komente në rrjetet sociale vetëm disa orë pasi presidenti i Iranit njoftoi se disa vende të paidentifikuara kishin filluar përpjekjet për ndërmjetësim, duke dhënë shenja për një nismë diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit. “Nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Iranin përveç DORËZIMIT TË PAKUSHTËZUAR”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Njoftimi i tij erdhi në një kohë kur Izraeli po bombardonte caqet e regjimit në Teheran dhe pozicione të Hezbollahut në Bejrut, ndërsa...
Burimi:
vizionplus.tv