Trump i ‘hakërrehet’ Spanjës për Iranin: Aleate e tmerrshme, urdhërova ndërprerjen e tregtisë me të!
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se do të ndërpresë të gjithë tregtinë me Spanjën për shkak të qëndrimit të saj ndaj ofensivës në Iran dhe ka deklaruar se “nuk dëshiron të dijë asgjë që ka të bëjë” me këtë vend. “Spanja nuk ka absolutisht asgjë që na intereson, përveç njerëzve të saj, të cilët janë të mrekullueshëm. Kanë njerëz të mrekullueshëm”, është shprehur ai. “Disa vende evropiane, si Spanja, kanë qenë të tmerrshëm. Madje i thashë Scott-it (Scott Bessent, sekretar i Thesarit të Shteteve të Bashkuara) që të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me Spanjën”, ka deklaruar Trump gjatë takimit me kancelarin gjerman, Friedrich Merz. Gjithashtu, presidenti amerikan ka paralajmëruar se “askush” nuk do t’i thotë se nuk mund të përdorë bazat...
Burimi:
syri.net