Trump i drejtohet kryeministrit norvegjez: Vendi juaj s’ma dha çmimin Nobel, nuk jam i detyruar të mendoj për paqen

Trump i drejtohet kryeministrit norvegjez: Vendi juaj s’ma dha çmimin Nobel, nuk jam i detyruar të mendoj për paqen

Jonas Gahr Store dhe Donald Trump SHBA-Presidenti i SHBA-së Donald Trump e shtoi presionin mbi NATO-n për Groenlandën në një mesazh drejtuar Kryeministrit të Norvegjisë, duke e paralajmëruar se ai “nuk ndien më detyrim të mendojë vetëm për paqen” sepse iu mohua Çmimi Nobel për Paqen. Dailymail raporton se Trump kërkoi përsëri që Groenlanda t'i jepet Amerikës sepse Danimarka nuk mund ta mbrojë atë nga Rusia dhe Kina, në një letër drejtuar Jonas Gahr Store. “I dashur Jonas: Duke pasur parasysh që vendi juaj vendosi të mos më japë Çmimin Nobel për Paqen për ndalimin e 8 Luftërave PLUS, nuk ndihem më i detyruar të mendoj vetëm për Paqen, megjithëse ajo do të jetë gjithmonë mbizotëruese, por tani mund të mendoj për atë që është e mirë dhe e...