Trump heq tarifat për Groenladën pas takimit me Mark Rutte

Trump heq tarifat për Groenladën pas takimit me Mark Rutte

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se nuk do të vendosë tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt për Groenlandwn. Në një postim në Truth Social, Trump tha se pas një “takimi shumë produktiv” me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, është krijuar “korniza e një marrëveshjeje të ardhshme për Grenlandën”. “Bazuar në një takim shumë produktiv që kam zhvilluar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kemi formuar kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme në lidhje me Groenlandën dhe, në fakt, me të gjithë Rajonin Arktik. Kjo zgjidhje, nëse finalizohet, do të jetë shumë e favorshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Bazuar në këtë mirëkuptim, nuk do të vendos tarifat...