Trump fjalim të ashpër në Davos: Asnjë komb nuk e mbron dot Groenlandën veç SHBA-ve
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vijuar fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke u ndalur te marrëdhëniet transatlantike, roli i NATO-s dhe rëndësia strategjike e Groenlandës, në rikthimin e tij të parë në këtë forum gjatë mandatit të dytë presidencial. Trump theksoi se ka lidhje familjare me Europën, duke kujtuar se prindërit e tij vijnë nga Gjermania dhe Skocia, dhe se SHBA ndan vlera të përbashkëta me kontinentin europian. “Ne besojmë në vlerat që ndajmë me Europën. Duam aleatë seriozë, jo të dobët. Duam që Europa të jetë e fortë, sepse këto janë çështje të sigurisë kombëtare,” u shpreh ai. Presidenti amerikan tha se asgjë nuk e bën më të qartë situatën aktuale sesa ajo që po ndodh me...
Burimi:
ntv.al