Trump dhe Netanyahu bien dakord për strategji të re kundër Iranit, në shënjestër nafta që shkon në Kinë
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ranë dakord në një takim në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, se SHBA-të do të punojnë për të ulur eksportet e naftës së Iranit në Kinë, raportoi Axios, duke cituar dy zyrtarë amerikanë të informuar për këtë çështje. “Ne ramë dakord që do të bëjmë presion maksimal kundër Iranit, për shembull, në lidhje me shitjet e naftës iraniane në Kinë”, raportoi Axios të shtunën, duke cituar një zyrtar të lartë amerikan, transmeton Telegrafi. I pyetur në lidhje me raportin, ministria e Jashtme e Kinës tha të dielën se “bashkëpunimi normal midis vendeve i kryer brenda kuadrit të së drejtës ndërkombëtare është i arsyeshëm dhe legjitim, dhe duhet të respektohet dhe mbrohet”. Kina përbën më shumë se...
Burimi:
javanews.al