Trump dhe efekti TACO: Të gjitha rastet kur presidenti i SHBA-ve është kthyer pas

Trump dhe efekti TACO: Të gjitha rastet kur presidenti i SHBA-ve është kthyer pas

Donald Trump një herë tjetër ka treguar se mund të ndikojë tregjet, por edhe të ndikohet prej tyre. E fundit ndodhi të mërkurën pasdite, kur presidenti njoftoi se kishte hequr dorë nga vendosja e tarifave të reja ndaj Europës pas arritjes së një kornize për një marrëveshje të ardhshme për Groenlandën, që mund të parashikojë sovranitet amerikan mbi baza të reja ushtarake në atë territor. Deri të mërkurën, Trump kishte deklaruar disa herë se çdo zgjidhje që nuk përfshinte kontrollin total të Groenlandës do të ishte “e papranueshme”. Pas njoftimit të tij, indeksi Dow Jones dhe tregjet e tjera të aksioneve amerikane shënuan rritje, pas një dite jashtëzakonisht negative të martën për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme presidenciale. Vendimi për ishullin danez është shembulli më...