“Trump dështoi të arrinte qëllimet e tij”/ Komanda Supreme Ushtarake iraniane: Do të luftojmë deri në fitoren e plotë

“Trump dështoi të arrinte qëllimet e tij”/ Komanda Supreme Ushtarake iraniane: Do të luftojmë deri në fitoren e plotë

Një zëdhënës i Komandës Supreme Ushtarake të Iranit ka deklaruar se forcat e armatosura iraniane do të vazhdojnë luftën “deri në fitoren e plotë”. Komandanti i Shtabit Qendror të Iranit, Abdolrahim Mousavi Abdollahi, theksoi se ushtria mbetet plotësisht e përkushtuar për mbrojtjen e vendit, duke vepruar nën udhëheqjen e Udhëheqësit Suprem, Mojtaba Khamenei. Ai shtoi gjithashtu se presidenti amerikan Donald Trump “e kuptoi realitetin në terren dhe u bllokua në moçalin e luftës, pasi dështoi të arrinte qëllimet e tij”, duke pretenduar se më pas ai iu drejtua liderëve të disa vendeve në përpjekje për të dalë nga konflikti. Top Channel