Trump: Armata amerikane po lëviz drejt Iranit, koha po mbaron! Teherani: Do të kundërpërgjigjemi nëse provokohemi

Trump: Armata amerikane po lëviz drejt Iranit, koha po mbaron! Teherani: Do të kundërpërgjigjemi nëse provokohemi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se një forcë e madhe detare amerikane, të cilën ai e përshkroi si “armadë”, po lëviz drejt Iranit, me shpresën se Teherani do të pranojë një marrëveshje “të drejtë dhe të balancuar” për të shmangur armët bërthamore dhe një konflikt të mundshëm. Në një postim, Trump deklaroi se “armada”, e udhëhequr nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln, po lëviz me “shpejtësi të madhe, fuqi të madhe, entuziazëm dhe vendosmëri”, duke theksuar se bëhet fjalë për një flotë më të madhe se ajo që ishte dërguar më parë drejt Venezuelës. Presidenti amerikan shprehu shpresën se Irani do të “ulet në tryezën” e negociatave dhe do të arrijë një marrëveshje që ndalon armët bërthamore dhe që do të jetë “e...