Trump akuzon Ukrainën për bllokim të paqes me Rusinë: Putin është gati për marrëveshje, Zelensky…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, akuzoi Ukrainën për bllokimin e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, në vërejtje që kundërshtojnë drejtpërdrejt qëndrimin e aleatëve europianë, të cilët argumentojnë se Moska nuk tregon ndonjë interes të vërtetë për t’i dhënë fund luftës. Në një intervistë ekskluzive me Reuters nga Zyra Ovale të mërkurën, Trump tha se Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm t’i japë fund pushtimit gati katërvjeçar të Ukrainës, ndryshe nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili tha se duket më hezitues. “Mendoj se Putin është gati të bëjë një marrëveshje. Ukraina duket më pak e gatshme të ecë përpara”, tha ai. I pyetur pse negociatat e udhëhequra nga SHBA-të deri më tani nuk kanë arritur të zgjidhin konfliktin, Trump u përgjigj thjesht: “Zelensky”, duke...
Burimi:
top-channel.tv