Tronditëse, humbin jetën tragjikisht nëna dhe dy fëmijët e saj. Mbetën të bllokuar ndërsa shtëpia u përfshi nga flakët ditën e Krishtlindjeve

Tronditëse, humbin jetën tragjikisht nëna dhe dy fëmijët e saj. Mbetën të bllokuar ndërsa shtëpia u përfshi nga flakët ditën e Krishtlindjeve

Një nënë humbi tragjikisht jetën ndërsa përpiqej të shpëtonte dy fëmijët e saj të vegjël nga një zjarr shkatërrues që përfshiu shtëpinë e familjes në orët e para të Ditës së Krishtlindjeve, në Angli, ndërsa në fund humbën jetën të tre. Shërbimet e emergjencës mbërritën rreth orës 3 të mëngjesit të së premtes, pasi flakët kishin përfshirë plotësisht vilën në zonën Cotswold. Një vajzë shtatëvjeçare, një djalë katërvjeçar dhe nëna e tyre, rreth të 40-ave, mbetën të bllokuar brenda banesës dhe humbën jetën. Trupi i nënës dhe i njërit prej fëmijëve u gjetën të dielën, ndërsa trupi i fëmijës së dytë ende nuk është nxjerrë për shkak të paqëndrueshmërisë së strukturës së shtëpisë. Sipas mediave, babai i fëmijëve, arriti të shpëtonte duke thyer një dritare të...