“Trego ose vdis”/ Ushtari izraelit rrëfen torturat e tij nga Hamasi: Më dogjën dorën dhe bërtita nga dhimbja, por…

“Trego ose vdis”/ Ushtari izraelit rrëfen torturat e tij nga Hamasi: Më dogjën dorën dhe bërtita nga dhimbja, por…

Ushtari izraelit Matan Angrest, i cili shërbente në një njësi të specializuar tankesh me pajisje sekrete nën Brigadën e 7-të të Blinduar pranë Nahal Oz, ka rrëfyer për torturat që thotë se përjetoi pasi u mor peng gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 nga Hamas. Angrest ishte i vetmi anëtar i ekuipazhit të tankut që i mbijetoi sulmit. Sipas raportimeve, kolegët e tij, kapiteni Daniel Perez, ushtari Itai Chen dhe rreshteri Tomer Leibovitz, u vranë dhe trupat e tyre u dërguan në Rripin e Gazës. “U zgjova në Gaza, në një shtëpi, dhe nuk munda të hapja sytë ose të lëvizja dorën. Dora ime ishte djegur”, tregon ushtari. “Hapja sytë dhe kishte tetë persona të ulur përballë meje. Filluan të më pyesnin ‘nga u rrëmbeve?...