Trashëgimia e Valentino Garavani, ja kush do ta menaxhojë pasurinë e stilistit legjendar

Trashëgimia e Valentino Garavani, ja kush do ta menaxhojë pasurinë e stilistit legjendar

Pasuria e legjendës së modës Valentino Garavani, i cili ndërroi jetë më 19 janar në moshën 93-vjeçare, është tani nën kujdesin e dy figurave kyçe: avokatit holandez Ronald Feijen (70 vjeç) dhe inxhinierit italian Piero Villani (77 vjeç). Trashëgimia e stilistit përfshin prona luksoze, jahte, shoqëri financiare në ishujt e Kanalit të La Manshit dhe koleksione të çmuara arti. Feijen dhe Villani luajnë një rol vendimtar në menaxhimin e pasurisë, duke zotëruar edhe aksione të vogla, por të rëndësishme, në disa kompani. Një nga asetet më të shtrenjta është Kështjella Wideville pranë Parisit, e blerë nga Valentino në vitin 2010, pas një historie shekullore që kaloi nga markezë tek kontë dhe princë. Sot vlera e saj është shumë më e madhe se shifra origjinale e...