Tragjedia në Zvicër/ Identifikohen 24 nga 40 viktimat e zjarrit, mes tyre të mitur nga Italia, Zvicra, Franca dhe Turqia

Tragjedia në Zvicër/ Identifikohen 24 nga 40 viktimat e zjarrit, mes tyre të mitur nga Italia, Zvicra, Franca dhe Turqia

Autoritetet zvicerane kanë identifikuar 24 nga 40 viktimat të zjarrit që ra në një bar në Crans-Montana natën Vitit të Ri. Mediat e huaja raportojnë së mes viktimave janë edhe fëmijë të moshës 14 dhe 15 vjeç. Viktimat e reja të identifikuara përfshijnë 10 zviceranë, dy italianë, një person italo-emiratase, një rumun, një francez dhe një turk. Personi më i ri i identifikuar është një vajzë zvicerane 14-vjeçare, ndërsa dy vajza të tjera 15-vjeçare janë gjithashtu mes të vdekurve, ndërsa shumë viktima të tjerë janë adoleshentë nga 16 deri në 18 vjeç. Zjarri, që konsiderohet një nga katastrofat më të rënda në historinë e fundit zvicerane, dyshohet të ketë filluar nga qirinj të vendosur shumë afër tavanit në bodrumin e lokalit. Dy menaxherët e barit...