Tragjedia në shkollën në Kanada, policia konfirmon: Autorja e masakrës me 10 të vdekur ishte një vajzë

Tragjedia në shkollën në Kanada, policia konfirmon: Autorja e masakrës me 10 të vdekur ishte një vajzë

Të paktën 10 persona, përfshirë autoren e dyshuar, kanë humbur jetën pas një sulmi me armë në një shkollë të mesme dhe në një banesë private në Kanada. Policia ka konfirmuar se e dyshuara për sulmin është një vajzë. Sipas Policisë Mbretërore Kanadeze (RCMP), gjashtë viktima u gjetën të pajeta brenda shkollës së mesme Tumbler Ridge Secondary School në British Columbia, ndërsa një tjetër ndërroi jetë rrugës për në spital. Dy persona të tjerë u gjetën më vonë të vdekur në një banesë në të njëjtin qytet, të cilën hetuesit besojnë se lidhet me ngjarjen. Mbi 25 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre dy në gjendje kritike, të cilët u transportuan me helikopter drejt spitalit. Policia bëri të ditur se, pasi hynë...