Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Tragjedia në Indonezi/ Trajneri spanjoll dhe tre fëmijët humbin jetën gjatë mbytjes së anijes, shpëton gruaja dhe vajzat
Viktimat e mbytjes së anijes turistike në Indonezi janë trajneri spanjoll dhe tre fëmijët e tij. Sporti spanjoll është në zi prej ditës së sotme, pasi Fernando Martin, trajner i ekipit Valencia CF Femenino B, është një prej viktimave. Martin humbi jetën së bashku me tre fëmijët e tij pas fundosjes së një varke turistike në brigjet e Indonezisë. Ata po udhëtonin me 11 persona të tjerë pranë destinacionit të njohur të Labuan Bajo. Shtatë persona, përfshirë katër anëtarë të ekuipazhit, arritën të shpëtonin. Gruaja e Fernandos, Andrea, dhe vajza e tyre shtatëvjeçare, Mar, ishin më me fat, pasi mbijetuan gjithashtu. Klubi i Valencias i ka shprehur ngushëllime familjes. “Jemi thellësisht të pikëlluar nga ndarja nga jeta e Fernando Martín, trajner i Valencia CF Femenino...