Tragjedia me mbi 40 viktima në Zvicër, kush është çifti i pronarëve francezë të barit që u përfshi nga flakët natën e Vitit të Ri

Tragjedia me mbi 40 viktima në Zvicër, kush është çifti i pronarëve francezë të barit që u përfshi nga flakët natën e Vitit të Ri

Në tragjedinë që goditi Le Constellation në Crans-Montana gjatë Natës së Vitit të Ri, pronarët francezë, Jacques dhe Jessica Moretti, kanë shpëtuar nga zjarri, por lokali i tyre u shndërrua në një kurth vdekjeprurës për të paktën 40 persona. Lokali, i blerë nga çifti më 2015 dhe i njohur për atmosferën e tij après-ski, mund të presë deri në 400 persona. Ai shtrihet në dy kate: në katin e parë ndodhet kafeneja dhe bar me verandë mbi Alpet, ndërsa kati nëntokë, ku shpërtheu zjarri, ishte i dedikuar për festa me DJ, kokteje dhe narghilè. Sipas hetimeve paraprake, materialet prej druri dhe lëkure që dekoronin ambientin kanë favorizuar përhapjen e flakëve. Jessica Moretti ishte prezent në lokal gjatë incidentit dhe ka pësuar djegie në krah, ndërsa...