Tragjedia me 40 viktima në Zvicër, merret vendimi për çiftin e pronarëve, gjykata vendosi që…
Jessica Moretti, pronare e restorantit Le Constellation në Crans-Montana së bashku me bashkëshortin Jacques, nuk do të lihen në arrest shtëpiak. Gjykata vendosi që ajo duhet të dorëzojë dokumentet e saj të identitetit dhe të paraqitet në polici çdo ditë. Përveç ndalimit të largimit nga Zvicra, Moretti do të duhet të paguajë edhe një shumë garancie, e cila do të përcaktohet më vonë. Vendimi u mor pas kërkesës së prokurorit publik. Masat paraprake u vendosën nga Gjykata e Paraburgimit, me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Valais, për shkak të rrezikut të arratisjes, i vetmi rrezik i përmendur nga prokuroria. Në arsyetimin e tij, gjyqtari i garancisë thekson se, “pasi Zyra e Prokurorit Publik nuk kërkoi paraburgim, një masë e tillë kufizuese nuk...
Burimi:
top-channel.tv