Tragjedia me 40 viktima në Zvicër/ Jo vetëm vrasje nga pakujdesia, pronarët e barit akuzohen edhe për shkatërrimin e provave

Tragjedia me 40 viktima në Zvicër/ Jo vetëm vrasje nga pakujdesia, pronarët e barit akuzohen edhe për shkatërrimin e provave

Çifti që drejtonte barin në resortin zviceran Crans-Montana, ku 40 persona humbën jetën nga një zjarr shkatërrues natën e Vitit të Ri, akuzohen se kanë tentuar të shkatërrojnë prova duke bllokuar llogaritë në rrjetet sociale menjëherë pas tragjedisë. Jacques Moretti (49 vjeç) dhe bashkëshortja e tij Jessica Moretti (40 vjeçe) dyshohen për vrasje nga pakujdesia, mes akuzave për standarde të pamjaftueshme sigurie në lokalin e quajtur Le Constellation. Avokati Romain Jordan, i cili përfaqëson disa nga 116 të plagosurit – shumica të rinj, disa me djegie katastrofike – tha se llogaritë e barit në Facebook dhe Instagram u pezulluan ndërkohë që operacionet e shpëtimit ishin ende në zhvillim. Ai i tha The Times se llogaritë u bllokuan mes orës 03:00 dhe 06:30 të mëngjesit. “Është...