Tragjedi në veri të Spanjës: Shembet ura prej druri, katër të vdekur dhe dy të zhdukur
Një ngjarje tragjike ka tronditur veriun e Spanjës, ku katër persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pasi një urë prej druri u shemb në një plazh në Santander. Ngjarja ndodhi në zonën bregdetare El Bocal, një destinacion i frekuentuar nga vizitorë që kërkojnë qetësi dhe kontakt me natyrën. Sipas shërbimeve të emergjencës, disa persona ranë në ujë në momentin kur ura, që lidhte dy shkëmbinj, u shemb papritur. “Dy persona janë ende duke u kërkuar pasi ranë në det nga ura. Deri tani janë gjetur katër trupa, ndërsa një person është shpëtuar dhe është transportuar me urgjencë në spital,” bënë të ditur ekipet e shpëtimit. Kryebashkiakja e qytetit, Hema Igual, e cilësoi ngjarjen si një “tragjedi të madhe”, duke...
Burimi:
kohajone.com