Tragjedi në Spanjë/ 12 persona humbin jetën nga zjarri shkatërrues, disa u dogjën në makina
Një zjarr i madh pyjor që shpërtheu pasditen e së enjtes pranë Almerías, në rajonin e Andaluzisë në jug të Spanjës, ka shkaktuar një tragjedi të rëndë, duke lënë të paktën 12 persona të vdekur. Sipas autoriteteve lokale, disa prej viktimave u gjetën të pajeta brenda automjeteve të tyre, ndërsa përpiqeshin t’i shpëtonin flakëve. Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, shprehu “trishtim të thellë” për pasojat tragjike të zjarrit dhe u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave. Ai u bëri gjithashtu thirrje ekipeve të emergjencës të tregojnë kujdes maksimal gjatë operacionit për vënien nën kontroll të flakëve. Rreth 150 zjarrfikës, të mbështetur nga mjete tokësore, punuan gjatë gjithë natës për të frenuar përhapjen e zjarrit, ndërsa në zonë pritet të dislokohet edhe Njësia Ushtarake e Emergjencave (UME), e...
Burimi:
vizionplus.tv