Tragjedi në SHBA/ 52-vjeçari vret gjashtë anëtarë të familjes, më pas i jep fund…

Tragjedi në SHBA/ 52-vjeçari vret gjashtë anëtarë të familjes, më pas i jep fund…

Një person i armatosur vrau gjashtë anëtarë të familjes dhe më pas i dha fund edhe jetës së tij, në qytetin lindor të Iowës, Muscatine. Sipas hetimeve paraprake rezulton se shkak i të shtënave me armë është bërë një mosmarrëveshje familjare. Katër nga viktimat u gjetën të qëlluar për vdekje brenda banesës nga oficerët e policisë, pasi ikëtë të fundit u njoftuan për të shtëna me armë zjarri. Edhe pse i dyshuari për vrasje ishte larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinin oficerët, ai u identifikua si Ryan Willis McFarland, 52 vjeç, nga Muscatine, dhe u gjet në shtegun buzë lumit të qytetit pranë një ure për këmbësorë. Teksa oficerët ndërhynë për ta kapur, 52-vjeçari i ka dhënë fund jetës. Pasi dolën informacione se mund...