Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Tragjedi në Greqi, vëlla e motër gjenden pa jetë në banesën e tyre, ja çfarë dyshohet
Një tragjedi ka ndodhur këtë të hënë në Krya Vrysi të Kalambaka-s në Greqi, ku vëlla e motër përkatësisht 73 dhe një 65 vjeçe, janë gjetur pa jetë në banesën e tyre. Sipas mediave lokale po hetohet nëse vdekjet e tyre janë shkaktuar nga tymi i një sobe që po përdornin për ngrohje. Por ngjarja është e veshur ende me mister, teksa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore. Policia ka shkuar në vendngjarje për veprimet e nevojshme proceduriale, ndërsa zona është rrethuar me kordon. Shkaqet e sakta të vdekjes së tyre pritet të sqarohen nga ekspertiza mjeko-ligjore që do të pasojë, teksa do zbardhet dinamika dhe rrethanat.