Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Tragjedi në familje/ Vëlla e motër gjenden të pajetë në shtëpinë e tyre, dyshohet se u asfiksuan nga tymi i sobës së drurit
Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Greqi, ku vëlla e motër u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre. Sipas mediave lokale viktimat janë një burrë rreth 73 vjeç dhe një grua 65 vjeç. Hetimet paraprake po përqendrohen në mundësinë që vdekjet të jenë shkaktuar nga tymi i një sobe që ata përdornin për ngrohje. Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe rrethuan zonën për kryerjen e veprimeve hetimore. Shkaqet e sakta të vdekjes pritet të përcaktohen pas ekspertizës mjeko-ligjore. Top Channel