Tragjedi në Bolivi/ Të paktën nëntë të vdekur pas përmbysjes së një autobusi

Tragjedi në Bolivi/ Të paktën nëntë të vdekur pas përmbysjes së një autobusi

Të paktën nëntë persona u vranë dhe 22 të tjerë u plagosën të mërkurën kur autobusi me të cilin po udhëtonin u përmbys në një rrugë në Bolivinë perëndimore , tha policia. “Nëntë persona vdiqën dhe 22 të tjerë u plagosën”, tha drejtori i policisë rrugore në rajon, Nadi Toriko, duke folur në televizionin publik, duke shtuar se të plagosurit u dërguan në spitalet e zonës. Midis viktimave është një i porsalindur, i cili vdiq menjëherë pasi u dërgua në një qendër mjekësore, shtoi oficeri. Aksidenti ndodhi në agim me orën lokale në Tsagayakoyo, një fshat i vogël rreth 240 kilometra në jug të kryeqytetit La Paz, në një pjesë të rrugës që lidh komunitetin e Pisiga, në kufirin me Kilin, me qytetin e Oruro,...