Tragjedi në Afrikën e Jugut/ Autobusi i shkollës parakaloi në mënyrë të gabuar duke u përplasur me një kamion, humbin jetën 13 fëmijë

Tragjedi në Afrikën e Jugut/ Autobusi i shkollës parakaloi në mënyrë të gabuar duke u përplasur me një kamion, humbin jetën 13 fëmijë

Një aksident i rëndë rrugor ka shkaktuar një tragjedi në Afrikën e Jugut, ku një autobus shkolle që transportonte nxënës u përplas me një kamion, duke lënë të vdekur 13 fëmijë. Sipas policisë, aksidenti ndodhi pranë qytetit industrial Vanderbijlpark, rreth 60 kilometra në jug të Johanesburgut. Nga rindërtimi fillestar i ngjarjes, dyshohet se shoferi i autobusit humbi kontrollin e mjetit teksa përpiqej të parakalonte automjete të tjera. Të gjithë fëmijët e përfshirë në aksident ishin në moshë shkollore. Njëmbëdhjetë prej tyre humbën jetën në vend, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë pak pasi u transportuan në spital. Pamjet nga vendngjarja tregojnë minibusin e shkatërruar rëndë dhe të shtypur në anë të rrugës. Kryeministri rajonal i Gautengut, Panyaza Lesufi, e përshkroi vendin e aksidentit si një...