Burimi:
javanews.al

Foto © javanews.al
Trageti nuk ankorohet dot në Vlorë prej erës, pezullohet nisja për 800 udhëtarë
Për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe erës së fortë, trageti i linjës Vlorë–Brindisi nuk ka mundur të ankorohet në kalatat e Portit të Vlorës, pasi ekziston rreziku i përplasjes me kalatën. Aktualisht, rreth 800 pasagjerë dhe 150 automjete kanë prenotuar për të udhëtuar ditën e sotme, por nisja është pezulluar për arsye sigurie. Sipas informacioneve zyrtare, do të ketë një tentativë tjetër ankorimi në orën 13:00, me qëllim marrjen e pasagjerëve, nëse kushtet e motit e lejojnë. Ndërkohë, bëhet me dije se nga data 2 deri më 7 janar, mjetet e peshkimit do të qëndrojnë të ankoruara në triport, deri në një njoftim të dytë nga Kapitaneria e Portit.






