Traditë apo…. këngët arvanitase në Kryeministri hapin debat publik
Bota E Diel, 4 Janar 2026 18:49 Interpretimi i këngëve tradicionale të Vitit të Ri nga përfaqësues të komunitetit arvanitas në ambientet e Pallatit Maksimos, më 31 dhjetor 2025, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në opinionin publik grek. Në aktivitetin festiv, të organizuar në kuadër të zakoneve të fundvitit, anëtarë të Shoqatës së Liosiotëve të Ilionit të Athinës u pritën nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe familja e tij. Ata interpretuan këngë tradicionale të shoqëruara me veshje popullore, fillimisht në greqisht dhe më pas në gjuhën arvanitase, duke krijuar një atmosferë festive dhe simbolike. Pamjet e publikuara nga Zyra e Kryeministrit u pasqyruan nga disa media greke si një vizitë ceremoniale. Megjithatë, pjesa e kënduar në arvanitase ndezi polemika të shumta online....
Burimi:
kohajone.com