Tradhtoi Nicolas Maduron dhe ishte spiun i Chávez-it, kush është “Gallo Pinto”

Tradhtoi Nicolas Maduron dhe ishte spiun i Chávez-it, kush është “Gallo Pinto”

Akuzat për përfshirje të Nicolas Maduro-s në trafikun e drogës, të ngritura nga presidenti Donald Trump, janë parë me skepticizëm si në Europë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, përfshirë brenda Partisë Demokratike dhe një pjese të lëvizjes MAGA. Kritikët i kanë konsideruar ato si të ekzagjeruara ose si një justifikim për ndërhyrjen që çoi në arrestimin e presidentit të Venezuelës. Megjithatë, sipas revistës amerikane Newsweek, çështja penale ndaj Maduro-s dhe bashkëshortes së tij, të arrestuar gjatë një operacioni të forcave speciale amerikane Delta Force, është më e fortë nga sa është menduar deri tani. Sipas publikimit, autoritetet amerikane mund të kenë siguruar një “superdëshmitar” kyç për procesin gjyqësor. Bëhet fjalë për Hugo Armando Carvajal Barrios, ish-drejtor i inteligjencës ushtarake të Venezuelës, i cili më...