Tjetër sulm me dron nga Ukraina/ Goditet ndërtesa e lartë në Moskë, nuk raportohet për viktima
Një dron ukrainas goditi një ndërtesë të lartë rezidenciale në Moskë në orët e para të së hënës, duke shkaktuar dëme të dukshme në fasadë, por pa viktima. Ky ishte sulmi i tretë me drone ndaj kryeqytetit rus brenda tri netëve, vetëm disa ditë para paradës së 9 Majit, e cila shënon fitoren e Bashkimit Sovjetik mbi Nazistët, shkruan BBC. Video që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë zjarrfikës duke hyrë në një apartament të dëmtuar rëndë, me dritare të thyer dhe mbetje gërmadhash, ndërsa mbetje të dronit janë shtrirë në rrugët përreth. Të paktën dy dronë të tjerë janë interceptuar, njoftoi kryebashkiaku Sergei Sobyanin. Aeroportet ndërkombëtare Vnukovo dhe Domodedovo ndërprenë operacionet gjatë natës. Ministria ruse e mbrojtjes tha se 117 dronë u interceptuan në disa...
Burimi:
top-channel.tv