Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

Një skandal i ri po e vë në siklet qeverinë e Keir Starmer. Nuk është e përmasave gjigante si çështja  Epstein-Mandelson, por rikthen në qendër të vëmendjes politikën e jashtme të Londrës, veçanërisht ndaj Kinës. Tre funksionarë laburistë u arrestuan me akuzën e spiunazhit në favor të Pekinit. Më pas u lanë të lirë me kusht. Njëri prej tyre është bashkëshorti i deputetes së partisë në pushtet, Joani Reid. Ajo u distancua menjëherë, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me aktivitetet e bashkëshortit dhe se nuk kishte parë kurrë asgjë që ta bënte të dyshonte se ai mund të kishte shkelur ligjin. Mbi të gjitha, ajo theksoi se nuk ka qenë kurrë në Kinë dhe nuk ka ngritur kurrë në Parlament çështje që lidhen...