“Ti merr bluzën, pastaj vajzat”/ I përfshirë në dosjen “Epstein”, publikohen mesazhet e ish-këshilltarit të kryeministrit të Sllovakisë: Pse nuk më fton në ato lojëra?
Këshilltari i kryeministrit sllovak, Miroslav Lajcak, ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të mesazheve të tij të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein. Mesazhet e publikuara nga Justice.gov përmbajnë biseda ku Lajcak dhe një person tjetër diskutojnë në mënyrë të papërshtatshme për vajza të reja dhe referenca personale, duke ngritur shqetësime mbi sjelljen e tij jashtë detyrës zyrtare. Pjesë nga mesazhet: Personi tjetër: Posteri yt i fushatës Lajcak: A nuk më mungon aty? Unë qartazi e ndjej që po. Personi tjetër: Jo Lajcak: Nuk të besoj. Një kundër dy. Personi tjetër: Jetë e vështirë Lajcak: Do doja të thoja ‘më vjen keq për ty’, por nuk mundem. Pse nuk më fton mua për ato lojëra? Do të merrja vajzën “MI”. Personi tjetër: Kush nuk do...
Burimi:
top-channel.tv